Telenews

KANCELARI SCHOLZ SOT PRET NË TAKIME TË NDARA KURTIN DHE VUÇIQIN

Sot, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i takojë ndaras liderët e dy shteteve të Ballkanit Perëndimor që kurrsesi nuk po arrijnë të pajtohen.
Pasditja e sotme është e rezervuar për takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Me homologun nga Prishtina në Berlin, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, do të flitet mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me ofrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Sot, Scholz e ka rezervuar për takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin preken zhvillimet në statusin ndërkombëtar të shtetit serb dhe ofrimin e tij me BE-në.
Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media.

Të ngajshme

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Erzana Fazliu

Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Valjeta Turkaj

Nga kanagjegji në altar, Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë

Erzana Fazliu