Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot familjen Kutllovci në këtë qytet.
Gjatë takimit, Osmani zhvilloi një bisedë për projektet dhe mundësitë që i presin qytetarët në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së mendimeve dhe ideve të tyre në procesin e zhvillimit.
Ai u shpreh mirënjohës për mikpritjen e sinqertë dhe diskutimet e hapura, duke thënë se vetëm së bashku mund të ndërtohet një Fushë Kosovë më e mirë për të gjithë./Telenews.al/
https://www.facebook.com/share/p/1JUoBbbYTv/?mibextid=wwXIfr