Telenews

Kanosi drejtorin e shkollës që i suspendoi djalin, arrestohet burri në Pejë

Prindi i një nxënësi në shkollën fillore të fshatit Kryshec të Pejë është arrestuar nga policia.

Siç bëhet e ditur, ai ka kanosur drejtorin e kësaj shkolle pasi djali i tij ishte suspenduar nga shkolla, njofton Telenews.al.

“Me datё 21.03.2023, rreth orës 10:10, ёshtё njoftuar se nё shkollën fillore tё fshatit Kryshec, Pejё, ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personin e dyshuar, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxёnёs tё shkollёs janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxёnёsve tani i dyshuar ka kanosur drejtorin e shkollës” thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj