Telenews

Kapen 46 kilogramë kanabis në Rinas, dy valixhet me drogë vinin nga Toronto

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike është zbuluar në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrolleve janë sekuestruar 46 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve në një fluturim me itinerar Toronto–Rinas, janë identifikuar dy valixhe që kanë ngjallur dyshime për përmbajtje të kundërligjshme.

Më pas, pas kontrollit fizik të kryer në prani të poseduesve të bagazheve, janë gjetur dhe sekuestruar 46 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis sativa, të ndara në 89 paketime.

Rasti po ndiqet nga strukturat kompetente të Policisë së Shtetit, të cilat po vijojnë veprimet procedurale dhe hetimore.

Të ngajshme

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë –

KushtrimGuraj

Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë –

KushtrimGuraj

Pamje të rënda nga protesta në Tiranë, i riu me këmbë të thyer merret nga Policia –

KushtrimGuraj