Telenews

Kapet në Durrës shqiptari që përdhunoi vajzën e tij në Itali, pritet ekstradimi

olicia e Durrësit në bashkëpunim me forcat operacionale kanë vënë në pranga një një 60-vjeçari të dënuar nga drejtësia italiane.

Në pranga ra shtetasi Nikolla Llogo, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 23 maj 2025 nga Interpol Roma.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bolonja me 5 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, një ngjarje e rëndë e ndodhur në komunën Noceto të Italisë, ku viktima ishte vajza e tij.

Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas lokalizimit të të kërkuarit në qytetin bregdetar.

Të ngajshme

Pushime verore në Golem me vetëm 95 euro për person – oferta All Inclusive nga Grand Blue FAFA

Rrezarta Ramaj

Peshëngritësi Rostami ia siguroi Kosovës medaljen e tetë në Lojërat Mesdhetare

Yllka Gashi

Në pritje të drejtësisë/ Bajraktari takohet me bashkëshorten e Jakup Krasniqit

Yllka Gashi