Telenews

“Kapet një pjesëtare e ushtrisë duke kërkuar 3 mijë euro ryshfet”

Në një aksion të përbashkët, pjesëtarët e Shërbimit Ushtarak të Sigurisë dhe Inteligjencës në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë ndaluar një pjesëtare të ushtrisë për pranim të ryshfetit, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Punonjësja, duke përdorur gënjeshtra dhe manipulime, shantazhoi një kandidat që merrte pjesë në një shpallje duke i kërkuar 3000 euro për t’u pranuar.

“Kandidati ‘u tregua i suksesshëm” dhe me siguri do të ishte pranuar, por ndërhymë dhe punonjësja e pangopur do ta humbasë punën dhe do të ndiqet penalisht ashtu si bashkëpunëtorët e saj. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë: krimi nuk ka vend në ushtri! I inkurajoj të gjithë të raportojnë raste të tilla – krimi dhe korrupsioni do të marrin një përgjigje të ashpër dhe pa kompromis”, deklaroi Petrovska.

Të ngajshme

Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gjermani

Valjeta Turkaj

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Valjeta Turkaj

Sulmoi anëtarët e familjes, arrestohet i dyshuari në Drenas

Valjeta Turkaj