Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka vërshëllehet gjatë çdo prekje të topit në “Fadil Vokrri”
Në ndeshjen e fundit të Grupit B ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, kapiteni i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, është përballur me reagime të menjëhershme nga tifozët vendas sa herë ka prekur topin.
Shkak për këtë duket se janë deklaratat e tij të mëparshme lidhur me dy yjet e Kosovës, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, të cilët nuk u grumbulluan për këtë takim.
Xhaka kishte përmendur se dy lojtarët nuk janë të gatshëm për t’u aktivizuar ndaj Zvicrës dhe kishte përdorur shembullin e Ardon Jashaarit, duke thënë se ai ka një përvojë më të madhe dhe ka luajtur më shumë ndeshje.
Megjithatë, tifozët kosovarë duket se nuk e kanë pritur mirë këtë koment, dhe sot çdo prekje e Xhakës është shoqëruar me vëshkallime dhe brohoritje kundër kapitenit zviceran.
Situata ka tërhequr vëmendjen e mediave, duke e kthyer deklaratën e tij në një moment tensioni brenda stadiumit.

