Telenews

“Kapja e spiunëve të BIA-s”, Musliu: Po bojkotohet si lajm nga mediat e Vuçiqit – kukull e Putinit

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se mediat që kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë bojkotuar raportimet për arrestimin e dy shqiptarëve në Ferizaj që dyshohet të jenë spiunë të BIA-s serbe.

Në një postim në rrjetin social “X”, Musliu ka thënë se me këtë Serbia do duhej të përballej përballë Evropës, duke thënë se pas rastit në Banjska, kjo është një dëshmi se Vuçiqi siç e quan ai “kukulla e Putinit” po dëshiron të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

“Mediat e kontrolluara të Vuçiqit kanë bojkotuar plotësisht lajmin për de-konspiracionin e një rrjeti të shërbimit inteligjent të Serbisë. Me këtë dështim do të duhej të përballej Serbia përballë Evropës, e cila po e përkëdhel aq shumë Vuçiqin. Pas agresionit terrorist të Serbisë në veri të Kosovës (i njohur si sulmi terrorist në Banjska, më 24 shtator 2023), tani debutimi i misionit të inteligjencës serbe në Kosovë për destabilizimin e Kosovës është më shumë dëshmi se Kukulla e Putinit, Vuçiq dëshiron me çdo kusht të destabilizojë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Musliu në X.


source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani