“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin
Lëvizja Vetëvendosje është duke e futur në kontroll të plotë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë mandat, institucioni që organizon zgjedhjet në Kosovë po mbushet me zyrtarë të VV-së dhe mbështetës të partisë së Albin Kurtit.
Politizimi i këtij institucioni kushtetues, që dikur vlerësohej prej me kredibilve në vend, mund të rrezikojë funksionimin kushtetues të këtij institucioni që duhet të jetë i paanshëm politikisht.
Burime e gazetës Nacionale brenda KQZ-së kanë bërë me dije se në të shumtën e raste konkurset për punësimin e stafit të përhershëm dhe të përkohshëm në këtë institucion po bëhen sa për sy e faqe. Këto konkurse po hapen për t`i rehatuar njerëzi e afër të me VV-në.
Gjithë këto punësime po bëhen para syve të anëtarëve të “opozitës” në KQZ.
Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së deri me tani nuk e kanë çelur gojën asnjëherë për këto punësime.
Vetëm në muajit e fundit kanë ndodhur dy raste që njerëzit e VV-së tw kapin poste tw rëndësishme nw KQZ. Njëri nga ta është angazhuar me kontratë të përkohshme, kurse tjetri me kontratë të përhershme.
Ish-zyrtarja e VV-së angazhohet në KQZ
Rasti i parë është angazhimi në KQZ i mbështetëses së Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Morina.
Gazeta Nacionale ka mësuar se Morina ka qenë kryetare e nëndegës së VV-së në fshatin Kraishtë të Komunës së Lipjanit.
Po ashtu, gazeta ka mësuar se ajo është angazhuar në pozitën “Zyrtare për Koordinim në Teren”.
Burimet e gazetës kanë treguar se Morina në këtë post ishte angazhuar për një periudhë të caktuar përmes një konkursi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Më pas, ajo është ftuar sërish për t’u angazhuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, por kësaj radhe pa u shpallur ndonjë konkurs.
Gjithashtu, është përkrahëse e fuqishme e ish deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo vazhdimisht ka mbështetur Rrustemin, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të bëhet deputet.



Mbështetësi i “parimeve të Kurtit” kalon nga MAPL në KQZ
Rasti i dytë ka të bëj me transferimin në KQZ-së të një zyrtari nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Bëhet fjalë për zyrtarin Driton Xhafa, i cili është një mbështes i madh i VV-së.
“Don Beshiri për faktin se ka mbajtur parime që kryetari i VV-së i ka proklamuar dhe ndërtuar”.
Kështu kishte komentonte ai në tetorin e vitit 2021, duke i dhënë mbështetje njërit prej zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të degës së kësaj partie në Mitrovicë.
Sondazhi ishte hapur në rrjetin social të medies lokale “Jepi Zë”.

Përtej mbështetjes për një zyrtar të një partie, Xhafa, ishte treguar më i thellë se komentuesit e tjerë, pasi që po mbështeste Beshirin për shkak se ai “ka mbajtur parime që kryetari i VV-së i ka proklamuar dhe ndërtuar”, duke lënë të nënkuptohet se është një përcjellës publik i kujdesshëm i parimeve që janë proklamuar nga kreu i VV-së.
Nga fillimi i këtij viti, Xhafa që fliste me pietet për parimet që kryetari i VV-së kishte proklamuar dhe ndërtuar, ka kaluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në mesin e 6 kandidatëve të tjerë, ai ka arritur të punësohet në pozitën e rëndësishme në KQZ, si Udhëheqës i Divizionit për Mbështetje të Operacioneve Zgjedhore dhe Koordinim në Teren.

Pa përvojë në organizimin e operacioneve zgjedhore, Xhafa është bërë udhëheqës i një divizioni me rëndësi të madhe në organizimin e zgjedhjeve.
Ai duhet të zhvillojë hartojë dhe implementojë Planin Operacional të Sigurisë duke menaxhuar me operacionet dhe proceset në nivel Qendror dhe Lokal – të përcaktojë numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për secilën zgjedhje – të hartojë planin e përgjithshëm të logjistikës zgjedhore – të menaxhojë çdo çështje që lidhet me drejtimin e zgjedhjeve brenda kompetencës së divizionit – të përcaktojë numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për secilën zgjedhje, e shumë detyra të tjera.

Heshtja e përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së
Këto punësime partiake nuk po ju bëjnë aspak përshtypjeve anëtarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së në KQZ. Gazeta Nacionale ka mësuar se këto punësime po bëhet me dijeninë e plotë të përfaqësuesve politik të partive që mandatin e kaluan kanë qenë në opozitë.
Në mbledhjet publike të KQZ-së, përfaqësuesit e këtyre partive politike janë duke e kaluar në heshtje politizimin e sekretariatit të KQZ-së.
Zyrtarët e këtyre partive nuk e kishin ngritur zërin as kur Besnik Buzhala, miku i Adnan Rrustemit, ishte caktuar vitin e kaluar ushtrues detyre i Drejtorit të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

