Telenews

Kaq do jenë pagat e punëtorëve të pothuajse secilit sektor publik, sipas koeficientit të ri

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat.

Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18. Paga më e lartë do të jetë ajo e presidentit me koeficientin 18, apo 1890 euro.

Ndër më të komentuarat ishte paga e punonjësve të arsimit, ku sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, çdo vlerë më e ultë se 120 është e papranueshme.

“SBASHK-u që në fillim kur është përmendur gjatë grevës 120 (euro) me ekspertët ka bërë një analizë të koeficienteve dhe të asaj që do të sillte 120 euro dhe ka parë se me këtë vlerë do të ketë një lëvizje të dukshme, jo të madhe, të pagave. SBASHK-u e ka qëndrim se çdo koeficient nën këtë vlerë është shumë i keq dhe i papranueshëm, ndërsa 120 do të ishte ai kufiri, pak më shumë nga ky do të ndodhte që pagat të jenë më dinjtoze dhe më shumë do t’i gëzonin të punësuarit që nga çerdhet deri në universitet. Pra, jemi në pritje dhe e keqja më e madhe është pse qeveria tani e sa kohë pse po e mban të fshehtë…Ne me mundësitë tona do ta kundërshtojmë çdo koeficient nën 120 euro”, kishte deklaruar Jasharaj.

Me koeficientin e caktuar nga Qeveria, paga e mësimdhënësit në shkollë të mesme të lartë, do paguhen 609 euro. Ndërsa ata të fillores dhe shkollës së mesme të ulët, do marrin pagë prej 588 eurosh.

Disa prej pagave në sektorin publik:

Presidenti 1890 euro

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 1837.5

Kryetari i Kuvendit 1785 euro

Kryeministri 1785 euro

Deputet 1722 euro

Ministër 1722 euro

Zëvendësministër 1554 euro

Kryetari i kryeqytetit 1575 euro

Kryetari i komunës me mbi 100 mijë qytetarë 1365 euro

Kryetari i komunave deri 10 mijë qytetarë 1239 euro

Kryetari i Gjykatës Supreme 1785 euro

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës 1732.5 euro

Gjyqtar i Themelores nga 1260 deri në 1396.5 euro

Kryeprokurori 1785 euro

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 1732.5 euro

Prokuror nga 1344 deri në 1260 euro

Komandanti i FSK-së 1575 euro

Ushtar 588 euro

Rekruti 210 euro 

Drejtori i policisë 1522.5 euro

Polici 525 euro 

Polic i ri 472.5 euro

Kadet 210 euro

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve 735 euro

Zjarrfikës 525 euro 

Zjarrfikës praktikant 420 euro

Drejtori i doganës 1522.5 euro

Zyrtar doganor nga 987 në 682.5 euro

Rektori 1491 euro

Dekani 1344 euro

Profesori i rregullt 1302 euro

Drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë 661.5 euro

Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët 651 euro

Mësimdhënësit në shkollë të mesme të lartë 609 euro

Mësimdhënësit në fillore dhe të mesme të ulët 588 euro

Edukator 535.5 euro

Drejtori i SHSKUK-së 1470 euro

Mjek specialist 1260 euro

Mjek i përgjithshëm 777 euro

Kryeinfermier 672 euro

Infermierët nga 588 deri në 535.5

/GazetaSinjali/

Të ngajshme

MPB apelon shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të mjegullës

Valjeta Turkaj

Sot ndodh solstici i dimrit: dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Valjeta Turkaj

Zjarri dëmton QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

Valjeta Turkaj