Telenews

Kaq mijë u shpenzuan nga ministri Vitia dhe stafi i tij, ku shkuan ato?

 

 

19 mijë e 674 euro janë shpenzuar nga Ministria e Shëndetësisë për periudhën janar-tetor të qeverisjes. Në këto shpenzime përfshihen biletat, reprezentacioni, si dhe avancet për ministrin dhe vartësit e tij. Mbi 6 mijë euro të buxhetit të shtetit u shpenzuan vetëm për avance. Por, nuk dihet se sa u shpenzua për dreka e darka në këto udhëtime. Gazeta Insajderi ju sjell të dhënat nga kërkesë për qasje në dokumente publike.

Vetëm për bileta, kjo ministria që udhëhiqet nga Arben Vitia shpenzoi hiç më pak se 4 mijë e 620 euro.

574 euro i kushtoi bileta ministrit i cili qëndroi në Pragë për 2 ditë. Njësoi i kushtoi bileta edhe shefes së kabinetit të tij, Merita Borovina e këshilltares, Janina Ismaili.

Ndërkohë zëvendësministri , Arsim Berisha pagoi 574 euro biletën me të cilën udhëtoi në Berlin të Gjermanisë në muajin shtator, njësoj i kushtoi çmimi edhe këshilltarit, Egzon Verbovci.

Nga 582 euro paguan ministri Arben Vitia, shefja e kabinetit, Merita Brovina e këshilltarja Urime Dërmaku për vizitën e në Stamboll të Turqisë në muajin tetor.

Shpenzimet e reprezentacionit në Ministrinë e Shëndetësisë  

I pari i Shëndetësisë në vend, Arben Vitia për periudhën janar-tetor për reprezentacion ka shpenzuar nga buxheti i shtetit afro 4 mijë euro apo 3.940 euro.

Zëvendësministrja, Dafina Gexha 638 euro.

Zëvendësministri, Arsim Berisha 1 mijë e 79 euro.

Shefja e kabinetit, Merita Brovina 299 euro.

Ndërsa tek këshilltarët vërehet se Aida Morina ka shpenzuar më së shumti, më saktë 580, pasuar nga Azize Daku 577 euro, Egzon Azemi 422 euro, Egzon Vërbovci 350 euro si dhe nga 150 euro këshilltarët Egzon Pnishi, Hysni Mehani dhe Irfan Krasniqi.

Si rrjedhojë nga kjo ministri janë shpenzuar në total 8 mijë e 338 euro për reprezentacion.  

Avancet për Ministrin dhe stafin e tij kapin vlerën e 6 mijë 716 euro e 25 cent. Këtu përfshihen, akomodimi, para xhepi dhe shpenzime tjera (të pa specifikuara).

146 euro shtesë i mori ministri Arben Vitia pasi mori pjesë në Kongresin e 1 për Shëndetësi në Tiranë. Me shtesa u shpërblye edhe gjatë kohës sa qëndroi në Çeki në muajin gusht, mori 490 euro.

Në të dyja shtetet Shqipëri e Çeki, pjesëmarrëse ishte edhe shefja e kabinetit, Merita Brovina për të cilën u shpenzuan 146 euro në Tiranë dhe 490 euro në Çeki.

Më poshtë gjeni shpenzimet edhe të këshilltarëve të tij:

 

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu