Telenews

Kaq orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët po presin gati deri në dy orë te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje kolona është 800 metra. Gjithashtu pritje ka edhe në hyrje të kësaj pike, me një kolonë prej 150 metra.

Deri në gjysmë ore, qytetarët po presin për të dalë nga Jarinja, ku kolona aty është deri në 100 metra.

Gjithashtu edhe pika në Merdare është më e ngarkuar.

Aty kolona ka shkuar 900 metra, dhe mërgimtarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.

Të ngajshme

Dalin pamjet kur Livias i ndodh atak paniku

Erzana Fazliu

“Nuk e toleroj prekjen fizike”, Gerta përballet me Rozanën pas videos te kuzhina: Unë e fitoj këtë lojë dhe duke fjetur gjumë

Erzana Fazliu

Një tjetër futbolliste nga Kosova transferohet në Superligën e Turqisë

Erzana Fazliu