Telenews

“Karremi” për t’iu bashkuar luftës, një ushtar i ri rus fiton 3 herë më shumë se rroga mesatare e vendit

Ushtarët e rinj të Rusia po fitojmë thuajse tre herë më shumë sesa rroga mesatare e vendit. Kjo sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Këto trupa fitojnë aktualisht më shumë se 200 mijë rubla, rreth 2.7 herë më shumë se rroga mesatare në Rusi.

Për krahasim, 2.7 herë e mesatares së rrogës në Britaninë e Madhe do të ishin 90 mijë paund në vit,” thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

Në fillim të pushtimit, presidenti Vladimir Putin bëri të ditur se një toger merrte 81,200 rubla (781.66 Euro) në muaj. Por, në tetor të vitit 2022, ai njoftoi se edhe ushtarët privatë të mobilizuar do të merrnin 195 mijë (1,881 Euro) rubla në muaj.

Rroga dhe “benefitet shtesë” janë “karremi” që po përdoret për të bindur të rinjtë që t’i bashkohen luftës kundër Ukrainës.

Megjithatë, siç shtohet në njoftimin e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, gjasat që Rusia të përmbushë objektivat e saj për rekrutimin e vullnetarëve janë të vogla.

Të ngajshme

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO

Donat Hashani

Britania sfidon Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Dorëzoni Radoiçiqin

Donat Hashani

Përfaqësuesi amerikan: S’ka krizë sigurie në Kosovë, UNMIK-u duhet mbyllet

Donat Hashani