FC Drita ka njoftuar zyrtarisht për marrëveshjen e arritur me Kastriot Selmanin.
Sulmuesi i krahut të djathtë ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare me “Intelektualët”, shkruan Gazeta Express.
22-vjeçari në tri sezonet ishte pjesë e Llapit, skuadër me të cilën regjistroi 102 paraqitje në total.
Selmani me fanellën e llapjanëve shënoi 15 gola.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
“Mirësevjen Kastriot
FC DRITA dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje tri vjeçare.
Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola.
Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë.
Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona.
Të priftë e mbara, Kastriot”. /Gazeta Express/
The post Kastriot Selmani nënshkruan me Dritën appeared first on Gazeta Express.

