Telenews

Kasumi: Kosova duhet të grumbullojë faktet, ta dërgojë palën serbe ku e ka vendin

Haki Kasumi nga Këshilli Koordinues i familjarëve të Personave të Zhdukur, ka thënë se duhet të bëhet më shumë për të arritur drejtësi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës duhet të grumbullojnë dëshmitë për krimet sa më parë, teksa thotë se Serbia vazhdon të pengojë zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur

“Drejtësia ka bërë një hap, por duhet të bëjë shumë më tepër. Dëshminë e kemi të ekspertit botëror, dëshmitë që janë gjetur, fotografuar e janë shpërndarë në botë, dëshmitë janë o këtu o askund tjetër. Duhet të punojmë, të grumbullojmë faktet tona dhe ta dërgojmë palën serbe atje ku e ka vendin”, ka potencuar ai.

Kasumi është shprehur se çështja e personave të zhdukur duhet të bëhet prioritet.

“Ne duhet të dimë dhe të vendosim që t’i lëmë probleme tjera dhe të merremi me ato që nuk presin, e që armik e kanë humbjen e kohës”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta”.

Edhe pse kanë kaluar 26 vjet, Kasumi ka thënë se për familjarët nuk ka humbur shpresa se ende mund t’i gjejnë të afërmit që u zhdukën gjatë luftës.

Të mërkurën e 15 janarit 2025 janë bërë 26 vjet nga masakra që ndodhi në Reçak të Komunës së Shtimes. Për 45 viktimat e kësaj masakre, të kryer nga forcat serbe, ish-polici Zoran Stanojeviq u dënua me 15 vjet burgim, porse ndodhet në arrati prej vitit 2001. Në mungesë është dënuar edhe Çedomis Aksiqi me 15 vjet burgim.

Të ngajshme

Pritje të gjata dhe autobusë të mbushur, ankohen qytetarët e Prishtinës

Erzana Fazliu

“U rrëzova dhe pashë …”, gjendet vetura e Adrit, këngëtari reagon me një thumb

Erzana Fazliu

Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në minus

KushtrimGuraj