Telenews

Katalonja nuk është rast i njëjtë, Spanja duhet ta njohë Kosovën, thotë kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën spanjolle, ka cituar shkrimtarin Ismail Kadare, i cili kur pati fituar çmimin ‘Princi i Asturias’, pati thanë se ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’.

Si rezultat, Kurti u shpreh për El Pais, se njohja nga Spanja, do të dëshmonte atë se rastet e Katalonjës dhe të baskëve nuk janë të njëjta me rastin e Kosovës.

”Spanja duhet të pajtohet dhe ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa, por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias për Letërsinë: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme”, ka thënë Kurti.

Mes tjerash, kryeministri Kurti, ka folur edhe për situatën në Ballkan, duke potencuar se për ta rritur jostabilitetin në kufijtë e Bashkimit Europian, ajo që po bën presion është Rusia.

Të ngajshme

Kurti: Daci do të mbetet emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit

Valjeta Turkaj

Aksidenti tragjik në Gjirokastër – një nga viktimat, nipi i ish-kryeparlamentarit Gramoz Ru

Erzana Fazliu

Ndërprerja festive, rinis nga ora 16:00 numërimi i votave

Erzana Fazliu