Telenews

Katër linja autobusësh nga Fushë-Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport

Tri kompani transporti nga Fushë-Kosova kanë njoftuar se nga sot do të pezullojnë përkohësisht shërbimin e transportit në katër linja drejt Prishtinës.

Banorët e Grabovcit, Harilaqit, Hencës dhe Miradi së Epërme do të ballafaqohen me mungesë transporti.

Bëhet fjalë për linjat: Grabovc – Prishtinë – Grabovc, Harilaq – Prishtinë – Harilaq, Hencë – Prishtinë – Hencë, Miradi e Epërme – Prishtinë – Miradi e Epërme.

Në njoftimin e përbashkët, kompanitë theksuan se vendimi është marrë për shkak të pamundësisë për të përballuar shpenzimet e karburantit dhe kostot e tjera operative. Ato kanë theksuar se banorët e këtyre lokaliteteve, në Komunën e Fushë-Kosovës, varen çdo ditë nga këto linja për të udhëtuar drejt Prishtinës dhe anasjelltas, transmeton Klankosova.tv.

Kompanitë kanë bërë të ditur se para marrjes së vendimit u janë drejtuar institucioneve kompetente për të kërkuar një zgjidhje për vazhdimin e shërbimit. Ato shpresojnë që kërkesa të merret seriozisht dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje, në mënyrë që transporti të rikthehet në funksion.

Të ngajshme

Arrestohet mërgimtari në Gjakovë, dyshohet se sulmoi vajzën e tij

Yllka Gashi

“Nuk më pëlqejnë këto gjëra” – Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen, Melania shfaq pakënaqësi

Yllka Gashi

Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

Yllka Gashi