Telenews

Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare

Kosova po vazhdon me ritmin e projekteve të mëdha sportive, ndërsa në Podujevë po ngrihet pishina gjysmë-olimpike në vlerë 4 milionë euro, një projekt që synon t’i shërbejë si sportistëve në Lojërave Mesdhetare 2030, ashtu edhe komunitetit lokal.

Punimet që nisën gjatë verës, po avancojnë me shpejtësi dhe janë konsideruar si një shembull i dinamizmit në infrastrukturën sportive.

Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, thekson se projekti që kushton katër milionë euro, ka ecur shumë më shpejt se parashikimi fillestar dhe shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e sportit.

 

Ai shtoi se këto objekte sportive luajnë rol vendimtar në përgatitjen e sportistëve për Lojërat Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë në vitin 2030.

Për rëndësinë e kësaj pishine gjysmë-olimpike në Podujevë, ka folur edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

 

 

Biznes
Oslo më afër se kurrë – fluturimi i ri direkt nga Prishtina
Festo 28 Nëntorin me birrën belge
Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme
Intervista
Gjermanja që po jeton ëndrrën në Kosovë
Lajme
Policia shqipton mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Rajoni
Punëtori humb jetën pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i kompanisë

Merr lajmet kryesore FALAS çdo ditë

Dërgo
Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare
Tema
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë…
Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare
Pamje-pishina

19 orë më parë

Kosova po vazhdon me ritmin e projekteve të mëdha sportive, ndërsa në Podujevë po ngrihet pishina gjysmë-olimpike në vlerë 4 milionë euro, një projekt që synon t’i shërbejë si sportistëve në Lojërave Mesdhetare 2030, ashtu edhe komunitetit lokal.

Punimet që nisën gjatë verës, po avancojnë me shpejtësi dhe janë konsideruar si një shembull i dinamizmit në infrastrukturën sportive.

Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, thekson se projekti që kushton katër milionë euro, ka ecur shumë më shpejt se parashikimi fillestar dhe shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e sportit. 

Ai shtoi se këto objekte sportive luajnë rol vendimtar në përgatitjen e sportistëve për Lojërat Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë në vitin 2030.

 

Lexo po ashtu
Çka po premtojnë partitë politike në fushatën për zgjedhjet lokale?

Për rëndësinë e kësaj pishine gjysmë-olimpike në Podujevë, ka folur edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. 

Pishina gjysmë-olimpike në Podujevë është pjesë e një pakete më të gjerë investimesh që po zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare. 

Ndryshe, Kosova është zotuar për ndërtimin e disa qendrave dhe sallave sportive nëpër komunat kryesore të vendit, me synimin që Kosova të ketë një infrastrukturë moderne dhe funksionale për ngjarjet ndërkombëtare në vend.

Të ngajshme

Fundviti me zbritje të mëdha në Al Trade Market

Erzana Fazliu

Rama: Në Prishtinë duhet bashkëpunimi i ndërsjellë me nivelin qendror

Valjeta Turkaj

Berisha del nga SPAK-u: Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë! Prej 20 vjetësh…

Valjeta Turkaj