Telenews

Katër muaj në krye të diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha bën një bilanc – ndër prioritetet radhit edhe Kosovën

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka bërë një bilanc të punës së tij për këta katër muaj në krye të këtij dikasteri.

Në një postim të Ministrisë u përmenden prioritetet e Hoxhës, duke e radhitur ndër to edhe mbështetjen për Kosovën.

“Katër muaj në detyrë, dhjetëra vizita, ministeriale e forume ndërkombëtare dhe takime me të 27 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë bilanc të muajve të parë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndalet te vendi që Shqipëria zë sot në arenën ndërkombëtare, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mbështetja për Kosovën, roli i faktorit shqiptar në rajon, angazhimi për diasporën, forcimi i sigurisë, si edhe përmirësimi i shërbimeve konsullore për qytetarët. Një pasqyrë e punës së deritanishme dhe e prioriteteve që udhëheqin diplomacinë shqiptare”.

Ministria bashkëngjiti edhe një video me takimet që Hoxha zhvilloi përgjatë katër muajve.

Të ngajshme

Rreziku nga zjarret, apelohet për kujdes gjatë sezonit të verës

Rrezarta Ramaj

Bastisja nga Krimet Ekonomike/ Sekuestrohen mijëra euro, armë e autobotë për transporte derivatesh

Rrezarta Ramaj

Nisin patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë

Rrezarta Ramaj