Telenews

Katër prej pesë të lënduarve në gjendje të rëndë, KQZ del me njoftim për aksidentin ku u përfshinë zyrtarë të saj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj janë përfshirë në një aksident trafiku të premten në mbrëmje, rreth orës 18:17, derisa ishin në krye të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të KQZ-së, katër nga pesë zyrtarët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Institucioni i ka rekomanduar mediave dhe qytetarëve që për detaje të mëtejshme të kontaktojnë autoritetet shëndetësore përkatëse.

“Ata ishin të angazhuar me përkushtim të lartë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt, i cili u mbajt më 12 tetor në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja ka shprehur shqetësim të thellë për ngjarjen dhe ka përcjellë lutjet për shërim të shpejtë për të lënduarit, duke ofruar mbështetje për anëtarët e KKZ-së dhe familjet e tyre.

Të ngajshme

LDK e para në Junik edhe me votat e diasporës

Erzana Fazliu

Motoristët drejt Hagës, publikohen pamje të marshit për drejtësi

Erzana Fazliu

Përballje e fortë në Superligë: KV Fushë Kosova sfidon KV Fer Volley në Lipjan

Erzana Fazliu