Telenews

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij si dhe të bashkëshortes, Anita Haradinaj.

Në regjistrin e publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit del se Haradinaj në pjesën e pasurisë së paluajtshme ka raportuar katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë.

Këto janë deklaruar disa në emër të tij dhe disa si të përbashkëta.

Haradinaj ka paraqitur edhe dy vetura, njërën në emër të tij dhe tjetrën në emër të bashkëshortes.

Lideri i AAK-së është aksionar edhe në një firmë ndërtimore HCC sh.p.k. 50 për qind të aksioneve i ka ai dhe 50 për qind bashkëshortja e tij.

Haradinaj tutje ka raportuar edhe paratë e gatshme në llogari. Ai i ka raportuar 16 mijë euro para të gatshme të tij dhe 58 mijë euro të bashkëshortes.

Të ngajshme

Verë, relaks dhe det – Blu Mare Resort ju pret në Spile

Erzana Fazliu

Kosovarët tani mund të udhëtojnë pa viza në Malajzi

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina

Valjeta Turkaj