Telenews

Katër të lënduar nga një aksident në Mazgit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, njëra prej të cilave ka qenë veturë zyrtare.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare.

Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta