Telenews

Katër të vdekur në Prishtinë, nisin hetimet

Katër persona vdiqën të enjten në rajonin e Prishtinës, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Policia rastet e ka iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.

“Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent”, tha Policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj