Telenews

Katër të vdekur nga orteqet e borës në Norvegji

Katër persona humbën jetën nga disa ortekë në veriun e largët të Norvegjisë, njoftoi policia.

Dy persona humbën jetën kur një ortek ra në një shtëpi dhe një hambar, në të cilin ndodheshin 140 dhi, në ishullin Reinoeia.

Dy turistë kanë humbur jetën në dy ortekë të tjerë dhe dyshohet se janë shtetas të huaj, kombësia e të cilëve nuk dihet ende, shkruan BBC, transmeton Telenews.al.

Pesë anëtarë të një grupi turistësh të huaj u kapën në një ortek pranë Kavringtinden, një majë në veriun e largët të vendit, dhe “njëri prej tyre vdiq”, u tha gazetarëve Morten Petersen nga policia në Troms.

Dy u plagosën, një në gjendje kritike dhe një me “lëndime mesatare”, shtoi zëdhënësi.

Më vonë gjatë ditës, policia tha se një person i katërt kishte vdekur në një tjetër ortek pranë Storslet në zonën Nordrejs.

Të ngajshme

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj

Zelensky vs Trump në qendër të vëmendjes, BE-ja pritet të rreshtohet pas Ukrainës

Rrezarta Ramaj