Telenews

Katër vitaminat që duhet t’i merrni patjetër në vjeshtë

Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin. Vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imunitar sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.

Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara.

Vitamina A

Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit.

Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset.

Këtë vitamin përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës.

Në këtë periudhë mund të konsumoni më shumë patate të ëmbla, lakra, karota ose mishi i kuq.

Vitamina C

Ndoshta një nga suplementët më të njohur sa i përket forcimit të organizmit.

Kjo vitaminë vepron si antioksidant, Lufton radikalet e lira, pra qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike.

Pra konsumoni shumë portokall, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte jeshile si lakrat apo pazitë.

Vitamina D

Vitamina D e furnizon trupin me qeliza të bardha të cilat ndryshe mund ti quajmë edhe qelizat e imunitetit të fortë.

Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta në diell në mënyrë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës D.

Në këtë mënyrë do të mund të keni një sistem imunitar të fortë e të mbrojtur.

Vitamina K

Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut.

Në këtë mënyrë i gjithë organizmi do të punojë më mirë e ju do të ndiheni më të shëndetshëm.

Vitaminë K e gjeni tek lakra, gjethet e panxharit, lakrat e brukselit apo brokoli.

Të ngajshme

Shkenca tregon a mjafton të flesh vetëm katër orë

KushtrimGuraj

A duhet ta ngroh qumështin para se t’ia jap fëmijës tim?

KushtrimGuraj

Në çfarë moshe takoni shpirtin tuaj binjak sipas shenjës suaj të horoskopit

KushtrimGuraj