Telenews

KB Trepça zgjodhi trajnerin e ri, drejtori sportiv tregon arsyjet pse ia besuan drejtimin e ekipit

Skuadra e Trepçës në basketboll, ka zgjedhur trajnerin e ri që do ti prijë ekipit në vijim të kampionatit.

Pas largimit të Lubomir Minchevit, drejtuesit e klubit emblematik të mitrovicasve, ishin vënë në lëvizje për gjetjen e një trajneri të ri e dje njoftuan se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me Alek Joncevskin.

Drejtori sportiv i skuadrës, Izet Tahiri në një prononcim për Telenews.al ka zbuluar arsyjet se pse Trepça ia besoi skuadrën, trajnerit maqedonas.

Së pari mendojmë se është trajner i dëshmuar në disa ekipe të ndryshme dhe shumë serioze te fqinji ynë shtetëror, por e përmend, MZT-në e Shkupit, ku ka fituar trofe të rëndësishëm si titulli dhe Kupa e Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht se në moshë është i ri, ka cilësi të dëshmuara dhe është shumë ambicioz”, thotë ai.

Tahiri, tutje për Joncevskin tha se ia besuan projektin e klubit për faktin se besojnë në pozitivitetin dhe profesionalizmin e punës së tij.

Është selektor aktual i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe besojmë se do të na ndihmojë që ti arrijmë ambiciet e klubit. Mbi të gjitha mendojmë se ky trajner tek ne, do të sjell pozitivitet dhe punë profesionale, për çka edhe ia kemi besuar projektin e klubit”, potencoi drejtori sportiv i Trepçës.

Të kujtojmë se Trepça dje e emëroi në krye të ekipit, trajnerin maqedonas, Aleksandar Joncevski i cili aktualisht e ushtron edhe rolin e selektorit te Maqedonia e Veriut. 41 vjeçari ka përvojë edhe në drejtimin e disa skuadrave elitare maqedonase të basketbollit.

/Telenews.al/

 

 

Të ngajshme

Arsenali ia bën bajat Realit në ndeshjen e parë

Donat Hashani

‘Befasi’ e këndshme në Mynih, Interi e shokon Bayernin

Donat Hashani

Rice e ‘çmonton’ portën e Realit nga goditja e lirë (VIDEO)

Donat Hashani