Klubi i Basketbollit Femra Peja 03 ka bërë një goditje të madhe në merkato duke zyrtarizuar transferimin e reprezentueses së Kosovës, Enisa Kamerolli.
Lojtarja e talentuar, e konsideruar si një nga basketbollistet më premtuese të vendit, rikthehet në Kosovë pas një përvoje të suksesshme në SHBA me ekipin universitar UT Tyler Patriots.
Me një bagazh të pasur ndërkombëtar dhe paraqitje mbresëlënëse me përfaqësuesen e Kosovës, Enisa zgjedh të bëhet pjesë e KBF Peja 03 – i vetmi ekip nga Kosova që garon në arenën evropiane të basketbollit.
“Mirë se vjen Enisa” – shkruan klubi pejan në njoftimin zyrtar, duke shprehur entuziazmin për afrimin e lojtares që pritet të sjellë energji të re dhe cilësi në parket.