Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar sot analizën e re mbi pasojat e bllokadës nëKuvendin e Kosovës, e cila ka hyrë në muajin e katërt pa njëzgjidhje funksionale. Raporti nënvizon se mungesa e konstituimit të Kuvendit nuk është më thjesht një krizë politike pas-zgjedhore, por një çrregullim institucional serioz, me pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë funksionale dhe për respektimin e Kushtetutës së Kosovës.
Gjatë konferencës për media, Eugen Cakolli nga KDI theksoi se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar një vakuum institucional, ku qytetarët janë lënë pa përfaqësim politik, Qeveria në dorëheqje vepron pa mbikëqyrje parlamentare, dhe institucionet e pavarura kanë mbetur jashtë kontrollit demokratik. “Kuvendi nuk është thjesht një institucion ligjvënës. Ai është themeli i rendit kushtetues të Kosovës. Pa Kuvend funksional, qytetarët janë përjashtuar nga vendimmarrja dhe shteti ka hyrë në një fazëpauze”, tha Cakolli.
“Sipas analizës së KDI-së, mungesa e Kuvendit ka ndikuar nëdisa rrafshe të funksionimit të shtetit. Para së gjithash, nuk
“Në këtë periudhë vakumi, Qeveria në dorëheqje ka ndërmarrëvendime me ndikim të madh politik dhe financiar – përfshirëmbi 70 milionë euro angazhime buxhetore – në mungesë
“Ndërkohë, reforma kyçe të paralajmëruara dhe të dakorduara, si Vettingu dhe Kodi Civil, kanë mbetur pezull. Pesë projektligje tëreformës në drejtësi janë të bllokuara. Po ashtu, procesi i ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare është
“Situata nuk është e kufizuar vetëm në aspektin ligjvënës. Mbi 20 institucione të pavarura, me një buxhet vjetor prej 59 milionëeuro, kanë mbetur pa mbikëqyrje. Raportet e tyre për vitin 2024 nuk janë shqyrtuar, ndërsa një pjesë e bordeve vazhdojnë tëmbeten jofunksionale. Kjo hap rrugë për ndërhyrje politike, mungesë transparence dhe keqpërdorim të fondeve publike”, thonë nga KDI.
Sipas analizës së këtij insituti, sferë tjetër e ndikimit të bllokadës institucionale
KDI i bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe akterëve politikë të veprojnë pa vonesa dhe në përputhje me parimet e kompromisit dhe konsensusit politik, siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu, u kërkua një auditim i plotë i vendimmarrjes së Qeverisë nëdorëheqje gjatë periudhës së bllokadës.