Telenews

Keanu Reeves ngroh zemrat e publikut duke u ulur me të pastrehun në rrugë

Aktori i njohur amerikan Keanu Reeves ka shpenzuar disa orë ulur e duke biseduar me një të pastrehë në SHBA, që donte të shkëmbente dy fjalë me dike.

Të gjithë thonë se Reeves është një nga “djemtë e mirë” të Hollywood pasi sinqerisht ngjan me dikë që është me këmbë në tokë dhe fansat shpesh kujtojnë momente të tjera kur ai e ka treguar.

Pasi u bë i famshëm me filma si Speed e Bill para se emri i tij të merrte dimensione më të mëdha me trilogjinë e vitit 1997 ‘The Matrix’, aktori ishte parë ulur e duke biseduar me një burrë të pastrehë në Los Angeles.

Kjo nuk është diçka që e bëjnë shumë njerëz të famshëm, por fotot e tij i ulur e duke biseduar me të pastrehun kanë mbetur në kujtesë.

Reeves shihet që pasi ulet ha e pi diçka me burrin e pastrehe, por megjithë sjelljen e vlerësueshme, vitet e fundit me rritjen e botës së mediave sociale ai akuzohet se përdor skena të tilla për të influencuar simpatine dhe per te rritur profilin e tij publik.

Aktori ka krijuar gjithashtu një fondacion që ndihmon spitalet në SHBA dhe kërkimet kundër sëmundjeve si kanceri, por mbështetja e gjerë nga stabilimenti mediatik për sjellje që nuk janë promovuar më parë, ka ngritur dyshime te një pjesë e fansave.

Megjithse aktori është parë shpesh që mban me biseda këdo që takon, kritikët thonë se kultura e Hollywood nuk njihet për dashamirësi ndaj më të paprivilegjuarve.

Gjithsesi Reeves konsiderohet si një ‘legjendë e vërtetë’ për qasjen e përulur me njerëzit, që nuk është parë më herët me figura publike, sipas mediave kryesore te ‘showbiz’.

Të ngajshme

Patris Berisha konfirmon lidhjen me Santiana Malokun me një fotografi intime nga ashensori

KushtrimGuraj

Fifi dhe Muma sjellin këngën e re “Amore”

KushtrimGuraj

Alaudini dhe Olsa ngacmojnë për kandidatët e edicionit të katërt të Big Brother: Sa të mirë janë

KushtrimGuraj