Më 16 qershor 1999, një familje shqiptare ishte rrëmbye nga paraushtarakët serbë. E pas rrëmbimit një sulm seksual i një vajze të re ishte gati të ndodhte para syve të familjes së saj. Katër ushtarë britanikë morën informacionin dhe ndërhynë, duke rrezikuar jetën e tyre për të ndaluar krimin. Falë veprimit të tyre, vajza u shpëtua dhe familja mbijetoi.
Gazeta britanike Mirror i kishte kushtuar faqen e parë këtij incidenti, duke përshkruar ushtarët si heronj dhe duke publikuar fotografitë e tyre. Faqja e parë e gazetës nuk tregonte vendndodhjen e saktë të ngjarjes, ndërsa teksti i plotë nuk u publikua në Facebook.
27 vjet më vonë, fotografia u ripublikua në rrjetin social X, duke rikthyer interesin për ngjarjen. Deputetja britanike Alicia Kearns shprehu dëshirën për t’i identifikuar këta ushtarë dhe për të njohur kontributin e tyre heroik gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi.
I want to tell the story of four British heroes.
On June 16, 1999, in Kosovo, a Albanian family was kidnapped by Serbian paramilitaries. In the midst of that terror, an unimaginable crime was about to take place: the sexual assault of a young girl in front of her family.
Four… pic.twitter.com/dVpCjvx64z
— Kaltrina Kamberi (@ThisisKaltri) January 28, 2026

