Telenews

KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet me shqetësimet e ngritura për matjen e pasaktë të harxhimeve

KEDS ka lëshuar një komunikatë për media duke arsyetuar ndërrimin e orëve të energjisë elektrike që po ndodh në vend.

Sipas KEDS, kjo bëhët bazuar në planin për investime që është miratuar nga ZRRE dhe nuk lidhet vetëm me përiudhën e fundit apo ditët e fundit.

“Bazuar në operacionet shumëvjeçare, ndërrimi i njehsorëve dhe aktivitetet tjera operative realizohen rregullisht nga KEDS, përfshirë edhe ditët e shtuna, dhe nuk lidhen vetëm me këtë periudhë apo ditët e fundit.

Këto procese zhvillohen në përputhje me planin e investimeve të miratuar nga ZRRE.Qëllimi ynë është përmbushja e planit vjetor për zëvendësimin e njehsorëve, i cili zbatohet nga ekipet tona dhe kontraktorët e angazhuar, duke garantuar digjitalizimin e sistemit matës”, thuhet në komunikatën e KEDS.

Sipas KEDS “dërrimi i njehsorëve nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që po qarkullojnë në opinion”.

“Njehsorët janë ndërruar dhe do të vazhdojnë të ndërrrohen në mënyrë të vazhdueshme, sipas planifikimit.𝐒𝐢𝐜̧ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐈𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐫𝐞𝐠𝐭𝐢𝐬𝐞̈, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐩𝐨 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐞, 𝐧𝐣𝐞𝐡𝐬𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐦𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐝𝐞𝐯𝐢𝐣𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐦𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐧”, thuhet në reagim.

Të ngajshme

Flamuri dardan vendoset në Kosmaq të Drenicës në respekt të përfundimit të mandatit të Osmanit

Blearta

Trump kërcënon Iranin, i jep kohë 48 orë për të hapur Ngushticën e Hormuzit

Blearta

Muriqiiiiiiiiii

Blearta