Telenews

KEK-u del me sqarim lidhur me situatën me energji elektrike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Sipas Mehajt, përgatitjet janë duke vazhduar.

“Ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi janë duke vazhduar. Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane. Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngajshme

Kos për Kosovën: Bllokada institucionale ndikoi në zbatimin e reformave

Rrezarta Ramaj

Raporti i BE’së tregon për përfshirjen personale të Kryeministrit Kurti në gjuhë të ashpër dhe akuza ndaj gazetarëve

Rrezarta Ramaj

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Rrezarta Ramaj