Derbi i Ligës së dytë në futbollin kosovar i ka takuar KEK-ut nga Obiliqi që e ka mposhtur Prizrenin.
”Elektricistët” kanë triumfuar në stadiumin ”Agron Rama” ndaj Prizrenit me rezultat minimal 1-0, por mjaftueshëm sa për ta fituar ndeshjen, shkruan Telenews.al
Minuta e 38-të e takimit ishte vendimtare për fituesin e ndeshjes, kur KEK-u me anë të Arbnor Shalës shënoi për 1-0 dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të dyja ekipet kishin shumë raste të shpëdoruara, madje goditën nga një herë edhe shtyllën, por rrjetat mbetën të pa prekuara dhe kështu KEK-u e fitoi ndeshjen.
Kjo fitore e bën lider ekipin nga Obiliqi me 36 pikë, derisa Prizreni zbret në pozitën e dytë me 35 sosh e Mitrovica si ndjekësi i tretë ka 32 pikë.
Në javën tjetër zhvillohet xhiro e 15-të dhe mbyllet stinori vjeshtor në këtë rang garash të futbollit kosovar.
/Telenews.al/