Telenews

KEK-u fiton derbin ndaj Prizrenit, bëhet lider i Ligës së dytë

Derbi i Ligës së dytë në futbollin kosovar i ka takuar KEK-ut nga Obiliqi që e ka mposhtur Prizrenin.

”Elektricistët” kanë triumfuar në stadiumin ”Agron Rama” ndaj Prizrenit me rezultat minimal 1-0, por mjaftueshëm sa për ta fituar ndeshjen, shkruan Telenews.al

Minuta e 38-të e takimit ishte vendimtare për fituesin e ndeshjes, kur KEK-u me anë të Arbnor Shalës shënoi për 1-0 dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet kishin shumë raste të shpëdoruara, madje goditën nga një herë edhe shtyllën, por rrjetat mbetën të pa prekuara dhe kështu KEK-u e fitoi ndeshjen.

Kjo fitore e bën lider ekipin nga Obiliqi me 36 pikë, derisa Prizreni zbret në pozitën e dytë me 35 sosh e Mitrovica si ndjekësi i tretë ka 32 pikë.

Në javën tjetër zhvillohet xhiro e 15-të dhe mbyllet stinori vjeshtor në këtë rang garash të futbollit kosovar.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta