Telenews

KEK-u fton konferencë për media, lidhur me gjendjen e njësive prodhuese

Korporata Energjetike e Kosovës ka ftuar konferencë për media, për të informuar opinionin publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut.

Konferenca është njoftuar të mbahet në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq, me fillim nga ora 19:00.

“Qëllimi i konferencës është informimi i drejtë dhe transparent i opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut, përfshirë të dhënat e fundit mbi kapacitetin prodhues dhe ndërhyrjet teknike në zhvillim” njofton KEK-u.

Përpara mediave, në konferencë do të dalë kryeshefi ekzekutiv, Gramos Hashani.

Kujtojmë se gjatë ditës, KEK-u demantoi raportimet se ka kolaps në prodhim të energjisë, duke siguruar që, pavarësisht problemeve teknike të evidentuara së fundmi, si njësia A3, ashtu edhe ajo B1 janë duke prodhuar energji.

Të ngajshme

Osmani përkujton dëshmorët e Istogut: Memoriali në Vrellë vend i kujtesës e simbol i sakrificës

KushtrimGuraj

Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, s’kërkojnë më lirim me kusht nga Gjykata Speciale

KushtrimGuraj

Adriatik Kelmendi: Shteti në rënie të lirë, kur të gjithë ecin përpara, ne ia kemi mësy’ pingul teposhtë!

KushtrimGuraj