Telenews

Kelmendi-Qeverisë Kurti: Pse gjithë ky panik, pse gjithë kjo frikë?

Adriatik Kelmendi, ish-drejtor ekzekutiv i televizionit Klan Kosova, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila ka thënë se edhe 48 biznese “s’janë në rregull”.

Kelmendi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se vetëm medias ia publikuan, siç e quajti ai, fletërrufenë anëtarë, deputetë e qeveritarë nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Insajderi.

“48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias i turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan… Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit”, ka shkruar Kelmendi.

I njëjti e ka akuzuar partinë në pushtet për angazhim të profileve të rreme në rrjete sociale për, siç tha ai, mos-lejim të shprehjes së mendimit të lirë.

Postimi i plotë:

48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias i turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan…

Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit.

Pse gjithë ky panik?

Pse gjithë kjo frikë?

A e dini pse? Se Facebookun e Twitterin e kanë mbushur me profile të rreme për të mos e lejuar qytetarin e lirë ta shpreh mendimin e vetë.

Me televizionet nuk po e gjejnë formulën ende.

Për atë televizioni është armiku. Sot Klani, nesër të tjerët.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta