Telenews

Kelmendi tregon çfarë pa në Izrael: U ktheva edhe më i trishtuar (VIDEO)

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka folur për situatën në Izrael, nga ku edhe raportoi direkt së fundmi.

Kelmendi u shpreh se në Kosovë u kthye edhe më i trishtuar, pasi pa kaosin në Izrael.

Ai tregon për luftimet e përshkallëzimin e këtij konflikti në ditët e fundit,

“Situata shkoi duke u përshkallëzuar, unë isha në avion duke u nisur, kur erdhi lajmi se ka pasur granatim nga ana e Libanit Jugor, që i bie veriu i Izraelit”, thotë Kelmendi në “Kosova Today”.

“Hezbollahu, për herë të parë dje ia dolën që një raketë ta shpërthenin në Tel Aviv. Kjo pasi kapacitetet ushtarake të Hezbollahut janë rritur, ku shkojnë deri në 100 mijë njerëz arsenali i njerëzve që duan të luftojnë”.

Kelmendi nuk la pa krahasuar këtë situatë dhe me luftën e fundit në Kosovë.

“Atje është një tryezë si e nënës Ferdonije që ne e trajtojmë në Kosovë. Atje është një shoqëri shumë e mobilizuar për atë që e sheh të drejtë. Unë shpesh iu thashë dhe atje, që ne si Kosovë nuk e kemi pasur atë vetëdije, nuk kemi pasur një solidaritet për të zhdukurit, Kosova ka shumë më shumë të zhdukur, e dimë”.

 

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj