Telenews

Këmbësori goditet për vdekje në Tiranë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte trafik-ndarësen.

“Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës, raporton TopChannel.

Të ngajshme

Gaza: 27 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite

Valjeta Turkaj

Kos: Jo të gjitha shtetet e BE-së janë për heqjen e masave ndaj Kosovës

Valjeta Turkaj

Zjarri i madh shpërthen në një nënstacion elektrik në Londër

Valjeta Turkaj