Telenews

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

Për vite me radhë, arritja e shifrës “magjike” prej 10,000 hapash në ditë është konsideruar si mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin fizik dhe mendor.

Por një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit sugjeron se mjaftojnë vetëm 7,000 hapa në ditë për të ulur ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e 13 llojeve të ndryshme të kancerit.

Sipas studimit, ata që bënin rreth 7,000 hapa në ditë kishin 11% më pak gjasa për të zhvilluar këto lloje kanceri, ndërsa ata që e çonin numrin e hapave në 9,000 kishin 16% më pak rrezik. Megjithatë, mbi këtë shifër, studiuesit nuk panë ndonjë përfitim shtesë domethënës.

Në studim morën pjesë mbi 85,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët mbanin pajisje të posaçme për të matur aktivitetin fizik gjatë një jave.

Pjesëmarrësit u ndoqën për 6 vjet dhe rezultatet treguan se ecja prej 5,000 deri në 9,000 hapa në ditë ulte rrezikun e kancerit, pavarësisht shpejtësisë së ecjes.

Llojet e kancerit të përfshira në studim ishin: ezofagut, mëlçisë, mushkërive, veshkave, stomakut, mitrës, leukemisë mieloide, mielomës, zorrës së trashë, kokës dhe qafës, rektumit, fshikëzës dhe gjirit – të gjitha të lidhura më parë me mungesën e aktivitetit fizik.

Vetëm 3% e pjesëmarrësve zhvilluan një nga këto kancere gjatë periudhës së ndjekjes, duke përforcuar rëndësinë e lëvizjes së përditshme për shëndetin afatgjatë.

Të ngajshme

Vaksina eksperimentale kundër alergjisë ndaj maceve në prag të testimeve te njerëzit

KushtrimGuraj

Zbuloni këshillat më të mira nga njerëzit që humbën 10 kilogramë në një muaj!

Erzana Fazliu

Gjashtë situata që tregojnë se ndoshta po përballesh me depresionin

Valjeta Turkaj