Telenews

“Kemi qenë në autopilotin amerikan”, Rama – Europës në samitin e Ukrainës: Zgjohuni!

Kryeministri Edi Rama ka folur përmes një videoje në samitin që po mbahet në Ukrainë, ku u shpreh se peisazhi diplomatik për Ukrainën ka ndryshuar rrënjësisht, duke pasur parasysh bisedimet e administratës së Donald Trump me Rusinë dhe u kërkoi liderëve perëndimorë të mos e injorojnë realitetin e ri.

Rama tha se udhëheqësit dukej se po vazhdojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, kur në fakt në administratën e re të Trump gjithçka është ndryshe.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si… Evropa si kontinent mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim.”, tha Rama.

Ai preku faktin që Uashingtoni dhe Moska kanë nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje dhe potencialin që Ukraina të shkëputet nga bisedimet dhe t’i imponohet një rezultat i padrejtë.

“Ne kemi qenë prej kohësh në autopilotin amerikan”, tha kryeministri shqiptar. “Tani autopiloti po duket i fikur. Askush nuk e di për sa kohë. Është koha për një reflektim më të thellë se çfarë do të bëjmë në lidhje me mbështetjen ushtarake apo shpenzimet ushtarake. Sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme.”

Ai përsëriti se Shqipëria qëndronte plotësisht pas Ukrainës dhe aleatëve të saj.

Të ngajshme

19 vjet burg ndaj të pandehurit F.V për veprat penale vrasja e rëndë

Valjeta Turkaj

Përplasen “kokë më kokë” dy autobusë në Saarbrücken të Gjermanisë, raportohet për disa të lënduar, përfshirë fëmijë

Valjeta Turkaj

Dy persona arrestohen në parkingun e një pompe karburanti në Deçan, ku iu gjetën armë dhe fishekë në veturë

Valjeta Turkaj