Telenews

Kendall Jenner ndahet nga i dashuri

Kendall Jenner është ndarë nga Devin Booker.
Një burim i afërt me modelen e ka konfirmuar lajmin për E! Neës, duke thënë: “Kendall dhe Devin kanë hasur në një situatë të vështirë kohëve të fundit dhe janë ndarë për rreth një javë e gjysmë”.
Burimi shtoi se ish-çifti ka kaluar një kohë të bukur bashkë muajin e kaluar në Itali, por sapo u kthyen, ata filluan të ndiheshin sikur nuk ishin në linjë dhe e kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme.
Në shtëpi në L.A., Kendall i tha Devinit se ajo “dëshironte hapësirë ​​dhe kohë të ndarë”, tha burimi, duke shtuar, “ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”.
Burimi thotë gjithashtu se ekziston një shans që Kendall dhe Devin të ribashkohen: “Ata të dy shpresojnë ta bëjnë këtë punë, por që tani, ata janë të ndarë”.
Kendall dhe Devin janë të lidhur me njëri-tjetrin që nga prilli i vitit 2020 dhe janë përpjekur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut sa më shumë që të jetë e mundur.

Të ngajshme

Publikohet videoklipi i këngës së Ilir Shaqirit, “Jo në emrin tim”

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj