Shaqir Cërvadiku ka publikuar këngën e tij më të re me titull “As andërr, as zhgandërr”, e cila tashmë është lansuar në platforma muzikore bashkë me videoklipin zyrtar.
Kjo këngë, e cila mban vulën karakteristike të stilit të tij të veçantë, është krijuar tërësisht nga vetë artisti – si në tekst ashtu edhe në muzikë. Për orkestrimin është përkujdesur Shpejtim Gashi (Shpetasound), ndërsa pjesë e interpretimit instrumental janë edhe emra të njohur të muzikës popullore si Shaban Çela në klarinetë dhe Gent Hoxha në qifteli.
Videoklipi i këngës është realizuar nga Vehbi Berisha, duke sjellë një pamje vizuale që e plotëson atmosferën emocionale të këngës, e cila përmes vargjeve prek temat e dashurisë, ëndrrave dhe realitetit të hidhur.
Kjo është një tjetër dëshmi e vazhdimësisë artistike të Shaqir Cërvadikut në skenën muzikore shqiptare, duke ruajtur traditën dhe autencitetin që e ka karakterizuar gjithmonë.