Telenews

Këngëtari i njohur kosovar i jep fund fejesës

Këngëtari i njohur kosovar, Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij. Kështu bën me dije ‘Prive’.

Ai ka qenë i fejuar me balerinën që quhet Rreze dhe dyshja shpesh publikonin foto mjaft të ëmbla me njëri tjetrin në rrjete sociale.

Kujtojmë që Art Abazi i bëri dhe një propozim Rrezes kur ata ndodheshin në Itali në muajin shkurt.

Tashmë ata nuk janë më bashkë dhe madje, kanë fshirë njëri tjetrin nga Instagrami. Gjithashtu, ata kanë fshirë edhe fotot e përbashkëta.

Kujtojmë që Arti është vëllai i këngëtarit të njohur, Dren Abazi. Më herët, në një intervistë, Arti është pyetur se kush nga ata të dy është më aventurieri me femrat dhe kush ka gjasa të martohet i pari.

Art Abazi

Por ja si u përgjigj ai asokohe:

“Dreni gjithmonë ka kërkuar këshilla nga unë në këtë aspekt dhe jam munduar t’ia shpjegoj në mënyrën më të kuptueshme të mundshme, por si duket nuk ka qenë një nxënës i mirë (bëj shaka). Jemi dy djem me shëndet të plotë, fatmirësisht. Ai po punon në planet e tij, unë në të miat. S’po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme dhe besoj mjafton si përgjigje. Do të doja ta shihja së shpejti në rolin e ri të babait, por si duket ai do më shohë mua si të tillë”, ka thënë Arti kohë më parë.

Të ngajshme

Surprizë! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare

KushtrimGuraj

Nis nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH

KushtrimGuraj

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu