Telenews

Këngëtari shqiptar: Kur po bëja këngën e parë më vdiq nëna

kengetari-shqiptar:-kur-po-beja-kengen-e-pare-me-vdiq-nena

I ftuar në këtë puntatë të “S’e luan Topi”, Sabian Mejdini tregoi shumë detaje nga jeta e tij personale, që nga momentet më të vështira dhe deri tek karriera.

Që në nisje të intervistës, këngëtari i prekur tregoi se e ka ndërruar emrin vetëm që të ndiente se nëna e ndjerë ishte pranë tij.

“Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit. Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe. Nëna ime quhet Shabale si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani. Nga Shabale në Sabian”, u shpreh Sabiani.

“Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës”, shtoi më tej këngëtari.

Që prej asaj dite këngëtari shprehet se çdo gjë ka shkuar siç duhet dhe se ka krijuar një karrierë të suksesshme e të bukur.

Të ngajshme

Noizy dëshmon në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice, Kleviol Ahmeti ka…

Rrezarta Ramaj

Dëshmon babai i Noizy-t për tritolin në lokalin e këngëtarit: Para shpërthimit erdhën 5-6 makina dhe provokuan djalin tim

Rrezarta Ramaj

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel me spektaklin e ri “Shiko kush luan”!

Rrezarta Ramaj