Telenews

Këngëtarit të njohur i shkatërrohet studioja muzikore, shkak vërshimet

Vërshimet që ndodhen ditën e sotme në Kosovë shkaktuan dëme të konsiderueshme. Lumenjtë e dalë nga shtrati pamundësuan lëvizjen e qytetarëve dhe të makinave.

Dëme nga vërshimet pësoi edhe këngëtari Avdyl Mziu. Atij iu shkatërrua studioja. Mziun, i cili bëri të ditur se dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë afro 5 mijë euro.

“Po, shkaku i vërshimeve më është shkatërruar studioja muzikore. Dëmet përafërsisht janë rreth 5 mijë euro” – tha Mziu.

Ndryshe, si rezultat i reshjeve të shumta të shiut kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Ekipet emergjente janë duke u përpjekur t’i ndihmojnë qytetarët të cilët janë bllokuar nëpër shtëpitë dhe lokalet e tyre.

Të ngajshme

Jozi reagon pas videos së përleshjes me Edi Kuçin: Ishte vetëm aktrim –

KushtrimGuraj

Ekskluzive: Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Jozit pas sulmit ndaj Edit

Rrezarta Ramaj

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

Rrezarta Ramaj