Telenews

Këngëtarja Vlora Kastrati tregon më shumë për projektin e saj më të ri

Këngëtarja nga Peja e rritur në Gjermani, Vlora Kastrati, ka treguar se muzikë merret që e vogël kur filloi të mësonte instrumentin e violinës në Pejë. Në atë kohë, ajo dhe familja e saj kishin emigruar për në shtetin gjerman dhe që në atë kohë kishte pauzuar me muzikë.

Ajo ka thënë se në muzikë është rikthyer pak para pandemisë COVID-19, me këngën “Si Peja s’ka”, dhe që atëherë nuk është shkëputur asnjëherë.

Kastrati në emisionin “Reload”, ka rrëfyer se projekti i saj më i ri që do ta publikojë quhet “Hajde çikë, producent i të cilit është Florent Boshnjaku, dhe se sipas saj, përmban temë tradicionale.

“Gjatë verës kemi angazhime, deri tani vetëm se jemi të rezervuar për disa ahengje…Është përgjegjësi e madhe, pastaj duke kënduar bëhesh pjesë e asaj familjeje dhe lidhesh shpirtërisht me ta…”, ka thënë tutje këngëtarja.

Më tej, ajo ka shtuar se që në fëmijërinë e hershme është rritur me këngë të vjetra, ndërsa për përzgjedhjen e instrumentit, Kastrati është shprehur se nëse do të pyetej sot do ta zgjidhte pianon dhe jo violinën.

source

Të ngajshme

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj

Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme –

KushtrimGuraj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj