Telenews

“Keqpërdoren kompaninë” – Policia arreston 5 persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prishtinë, të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të besimit brenda një kompanie, shkruan Insajderi.

Të arrestuarit janë Q.R, R.M, L, H, A.F dhe E.G.

Si rrjedhojë, ata janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 20 maj 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar pesë persona të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet se në periudha të ndryshme kohore, duke keqpërdorur besimin brenda kompanisë kanë shmangur evidentimet e rregullta.

Ndërmarrja e veprime hetimore, nga ana e policisë ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;

Q. R. 31 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

R. M. 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

L. H. 24 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

A. F. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe

E. G. 18 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës

Ndaj të dyshuarve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Keqpërdorim i besimit” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

Të ngajshme

Irlanda bën një ndryshim në skuadër para ndeshjes ndaj Kosovës

Yllka Gashi

Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste vetes lakun në fyt, ndihem shumë keq

Yllka Gashi

Gjykata vendos: 9 vjet në qeli për personin që ia mori jetën 27-vjeçarit në Prizren

Yllka Gashi