Telenews

Keqtrajtohet përmes telefonit nga babai, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar përmes telefonit djalin e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 1 shtator, rreth orës 14:00. Viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se ishte keqtrajtuar përmes telefonit nga babai i tij, i dyshuari mashkull kosovar.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 01.09.2026, 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte keqtrajtuar përmes telefonit nga babi i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngajshme

Aksidentohet autobusi në Egjipt, 16 të vdekur

Yllka Gashi

Monumenti i rrezikshëm midis Prishtinës gjen restauruesin

Yllka Gashi

Kaluan ilegalisht kufrin në Han të Elezit, kapen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

Yllka Gashi