Telenews

Kërçeli reagon për tenderin 12 milionësh të Përparim Ramës: Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga VV

Ilir Kërçeli, Shefi i Kabinetit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka reaguar për një tender në vlerë 12 milionë euro që ka shpallur Komuna e Prishtinës, për shërbime të konsulencës.

Kërçeli ka pyetur nëse qytetarët e Prishtinës kanë lluks që 4-5 përqind të buxhetit të Komunës ta dërgojnë për një tender të tillë.

“A e kane lluksin qytetarët e Prishtinës që 4-5 % buxhetit të Komunes me dërgu në konsulencë? Konsulencë për çka? Për me kriju një shërbim brenda komunës, konsulence se qysh me u kriju ai shërbim, i bie qe as mu kriju me këto mjete jo. Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga Vetëvendosje. Prishtina e përjetimeve! “, ka shkruar Kërçeli.

Ndryshe, Kuvendi Komunal ka shpallur tender në vlerë 12 milionë euro për konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës. Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj./Express

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj