Telenews

Kërcënohet kryeministri, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kërcënime ndaj kryeministrit, Albin Kurti, të bëra përmes rrjeteve sociale, si dhe për postime që nxisin dhunë në emër të organizatës terroriste “Brigada Sever”.

Sipas njoftimit zyrtar, nga hetimet e kryera, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. R., një kosovar 21-vjeçar nga Zveçani.

Gjatë ndalimit, Policia ka kryer kontroll në banesën e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu e mbajtur pa leje.

“Me datën 07.01.2025, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda- DHKOKR Prishtinë, ka iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”, ku përmes rrjeteve sociale është kanosur Kryeministri i Republikës se Kosovës, si dhe postime kërcënuese për dhunë në emër të “Brigada sever”.

Nga veprimet hetimore është identifikuar i dyshuari M. R. (mashkull kosovar, viti i lindjes 2004), i cili sot me datën 10.01.2025 në Zveçan, është ndaluar dhe është marr në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës sipas autorizimit, si dhe është kryer kontroll në adresën e banimit të tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të intervistimit, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka vendosur masën e ndalimit policor prej 48 orësh ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.

“Pas përfundimit të marrjes se deklaratës me vendim të prokurorit kujdestar nga PTH Mitrovicë, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit Policor prej 48 orëve.

Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga PTH Mitrovicë”, thuhet më tej në njoftim.

 

Të ngajshme

Kurti u kërcënua në emër të “Brigada sever”, arrestohet i riu në Zveçan

Donat Hashani

Leo pret përballje me Gjestin

Erzana Fazliu

27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte

Donat Hashani